Buffoni mund t’i bashkohet Barçës  

07 qershor 2019 | 10:26

Gianluigi Buffon është në kërkim të një tjetër aventure në futbollin e luajtur, pas divorcit me PSG-në. 41-vjeçari ka vendosur të mos heq dorë, teksa është duke shqyrtuar mundësitë e transferimit.

Mediet italiane kanë dhënë një lajm të bujshëm që e lidhini gardianin me Barcelonën.

Sipas gazetarëve sportivë, Tancredi Palmeri dhe Gianluca Di Marzio, blaugranasit janë duke menduar për të afruar fituesin e Kupës së Botës në “Camp Nou”, si portier të dytë pas Ter Stegen. Buffon kërkon të fitojë me çdo kusht trofeun e Ligës së Kampionëve, teksa transferimi te Barcelona, do të ishte një mundësi e artë, për ta bërë këtë ëndërr realitet. Në ditët e ardhshme, pritet që gardianin 41-vjeçar të marrë vendimin në lidhje me të ardhmen e tij.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se Përfaqësuesja e Kosovës është mysafire e Malit të…