
Buffoni rikthehet te Juve
04 korrik 2019
| 17:45
Pas një viti larg Torinos, Gianluigi Buffon është rikthyer në shtëpi, teksa ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Juventusin.
Legjenda italiane kaloi 17-vjet te bardhezinjtë duke u aktivizuar 656 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar shumë trofe. Pas përfundimit të kontratës 1-vjeçare, 41-vjeçari pritet të emërohet në një post drejtues te “Zonja e Vjetër”.