Buffoni, Tuchelit: Askush nuk më ka dhuruar asgjë në karrierë
30 korrik 2018
| 13:25
Gianluigi Buffon nuk ka pasur paraqitje të mira në fanellën e PSG-së, kurse trajneri Thomas Tuchel ka paralajmëruar portierin duke thënë se asnjë nga portierët nuk e ka vendin të sigurt.
Megjithatë, me gjithë modestinë që e karakterizon, Buffon e ka pranuar sfidën.
“Në 24 vite karrierë askush nuk më ka dhuruar asgjë. Kam qenë gjithmonë titullar sepse kam punuar shumë dhe sepse e kam merituar. Erdha te PSG-ja se isha i bindur se e meritoj ende fanellën e titullarit”, ka thënë Buffon.