Buffoni vazhdon kontratën edhe për dy vite
Portieri Gianluiggi Buffon nuk e ka ndërmend të ndalet, pasi do ta shohim në fushë edhe për dy vite të tjera.
Portieri veteran do të qëndrojë te Parma edhe për dy vite të tjera, pasi kontrata e tij me këtë klub është rinovuar. Buffonit i skadonte kontrata në verë, teksa ka arritur marrëveshje dhe ka vazhduar bashkëpunimin me klubin e famshëm italian deri në verën e vitit 2024.
44-vjeçari ndihet në formë të mirë dhe pretendon të qëndrojë në fushë nëse nuk ka lëndime deri në moshën 46-vjeçare.
“Unë jam mirë, pe ndjej vetën mirë dhe mund të jap më të mirën time, përsëri dhe përsëri”, ka thënë Buffon.
Buffon kishte debutuar me ekipin e parë të Parmas në vitin 1994, derisa kishte qëndruar tek kjo skuadër deri në vitin 2001. Legjenda italiane qëndroi te Juventusi nga edicioni 2001/2002 deri më 2018/19 kur iu bashkua për një vit gjigantit francez Paris Saint Germain.
Veterani italian u rikthyer përsëri në Torino, duke iu bashkuar Juventusit në edicionin 2019/20 para se të rikthehej te Parma në verën e vitit të kaluar.
The legend continues.#Buffon2024 ?? pic.twitter.com/wEasA8fboi
— Parma Calcio 1913 (@ParmaCalcio_en) February 28, 2022