Bugajski: Rusia, lojtar negativ në raportet Kosovë- Serbi
Eeksperti për Ballkanin nga Qendra për Analiza të Politikës Evropiane (CEPA), me seli në Uashington, Janusz Bugajski, ka thënë se Rusia s’është palë neutrale në çështjen e dialogut.
“Ajo është, do të thoja, një lojtar negativ në raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, ne kemi dëgjuar disa deklarata politike për këtë incident tragjik. Në anën tjetër, po zhvillohen hetime zyrtare”, deklaroi Bugajski, jo?
Sipas tij, para se të dënohet qeveria në Kosovë, Beogradi duhet të jetë shumë më tepër i gatshëm të thotë: “ne kemi vullnet të bashkëpunojmë”. “Në fakt, është ironike, por vetë vrasja mund të jetë një rast për Beogradin dhe Prishtinën, për të punuar së bashku kundër terrorizmit, kundër sabotazhit, kundër përpjekjeve për vrasje, e të tjera, që ne i kemi parë në Ballkan më parë. Pra, unë gjithnjë mendoj se vrasja tragjike, po ashtu, është edhe një mundësi për të dy palët”, ka thënë ai./ REL