“Bugatti” thyen rekordin e shpejtësisë, Chiron arrin mbi 490 km/orë
03 shtator 2019
| 14:29
“Bugatti” është bërë prodhuesi i parë i automobilave në botë që ka thyer rekordin e shpejtësisë 300-milje-orë (490.484 km / orë).
Me një prototip të pagëzuar si Chiron, kompania ka vendosur një rekord të ri botëror me 490.484 km / orë.
Rekordi u vendos nga Andy Wallace dhe u verifikua nga TÜV – Shoqata e Inspektimit Teknik të Gjermanisë.
Sipas një raporti të Top Gear në Mbretërinë e Bashkuar, një ekip inxhinierësh nga “Bugatti”, Michelin dhe eksperti i shasive Dallara punuan për modelin Chiron për gjashtë muaj për ta përgatitur atë për të thyer rekordin në fjalë.