Bugatti vendos rekord botëror për shpejtësi
Bugatti është kompania e parë në botë që prodhon makina për përdorim personal (jo garash), dhe që ka kapur shpejtësinë 490 km/orë. (Rekordi i vendosur nga makinat e garave është 804 km/orë.)
Për të arritur këtë, kompania bashkëpunoi me kompaninë italiane të prodhimit të makinave të garave, “Dallara”, duke modifikuar një model “Chiron”, që po të blihet normalisht nga kompania kushton rreth 3 milionë dollarë.
Chiron-i i modifikuar u drejtua nga piloti Endi Uallas, dhe prova u bë te pista private e Volkswagen-it, “Ehra-Lessien”, në Gjermani. Bugatti është një kompani në pronësi të Volkswagen Group, që gjithashtu zotëron edhe Lamborghinin dhe Bentley-n.
Makina e dytë më e shpejtë është suedezja Koenigsegg Agera RS e vitit 2017 – 445 km/orë
E treta, makina amerikane e vitit 2014 Hennessey Venom GT – 434 km/orë
Bugatti Veyron Super Sport e vitit 2010 – 268 431 km/orë
Bugatti Chiron e vitit 2016 – 420 km/orë
SSC Ultimate Aero e vitit 2007 – 411 km/orë
Koenigsegg Regera e vitit 2016 – 410 km/orë
Bugatti Veyron e vitit 2005– 407 km/orë
Dauer Porsche 962 Le Mans e vitit 1993 – 403 km/orë /top-channel