Buja pret në takim Altin Krasniqin
27 janar 2025
| 13:51
Shefi i Shtabit të Degës së PDK-së në Lipjan, zShukri Buja, ka pritur në takim kandidatin për deputet nga radhët e PDK-së me numër 20, Altin Krasniqi.
Altini është djali i Jakup Krasniqit, një patriot i shquar i çështjes kombëtare dhe një politikan i dalluar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili padrejtësisht po mbahet në Gjykatën Speciale.
Në këtë takim, Buja dhe Krasniqi biseduan për çështjet politike që po kalon Partia Demokratike e Kosovës dhe për hapat e rëndësishëm që do të ndërmerren në përgatitje për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ata shprehën optimizëm për suksesin e PDK-së dhe rëndësinë e unitetit në përballimin e sfidave.