Buja pyetet për Veselin: Nuk më ka dhënë urdhra as mua e as Reçicës
Shukri Buja, ish-komandant i UÇK-së, është duke e vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Hagës, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
Buja është pyetur për Veselin dhe rolin e tij si shef i Zbulimit-Kundërzbulimit.
Buja ka thënë se Veseli nuk u ka dhënë urdhra.
“Jo s’më ka dhanë urdhër”, ka thënë Buja, i cili i është përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së Veselit, që përfaqësohej nga avokati Rodney Dixon.
Më tutje, Buja është pyetur edhe për emërimin e Elmi Reçicës në pozitën e komandën e Zonës në Noredimës.
Sipas Bujës, Veseli nuk ka pasur mundësi ta emërojë Reçicën në zonën e Nerodimës.
“S’ka pas mundësi Kadri Veseli me emëruar sepse unë kam qenë komandant i zonës”, ka thënë Buja, raporton “Betimi për Drejtësi”.