
Bujar Bukoshi mbrojti krerët e UÇK-së, Gjykata Speciale ia fshehu deklaratën
Skandali i madh i Gjykatës Speciale me fshehjen e provave shfajësuese duket se po merr përmasa të mëdha.
Prokuroria e kësaj gjykate ka fshehur edhe një deklaratë të ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit, duke refuzuar që t’ia dorëzojë mbrojtjes.
Avokati tjetër i ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka thënë se fshehja e deklaratave shfajësuese e shkatërron legjitimitetin e Zyrës së Prokurorit.
“Është një çështje që ka implikime të rënda, më të gjëra sesa gjykata dhe procedurat. Kjo fshehje e deklaratave shfajësuese shkatërron dhe lëkund sistemin e drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Prosper.
Avokati i Thaçit ka thënë se ai ishte pjesëmarrës apo monitorues i krijimit të shumë gjykatave dhe Tribunaleve Ndërkombëtare, por diçka të tillë nuk ka parë asnjëherë.
Duke iu referuar deklaratës së ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Buja Bukoshit, mbrojtja e Thaçit ka thënë se kjo deklaratë shfajësuese edhe më tutje po mbahet e fshehtë.