Bujar Cakolli: Kërkoj votën për PDK-në dhe për numrin 100
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bujar Cakolli, që në listën e kësaj partie mban numrin 100, ka thënë se PDK-ja vazhdon të mbetet e vetmja shkollë politike që funksionon mbi parimin se interesi i atdheut është mbi çdo interes tjetër.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në Facebook, tani është momenti për të kërkuar edhe njëherë nga të gjithë ju votën për Partinë Demokratike të Kosovës dhe projektin e saj të Rimëkëmbjes.
“Unë personalisht kam hyrë në këtë garë për t’u zgjedhur dhe kjo bëhet e mundur vetëm nëpërmjet besimit tuaj. Prandaj, unë kërkoj votën edhe për numrin 100.
Unë ndaj me ju premtimin se ky besim i juaji nuk do të tradhtohet asnjëherë. Përkundrazi, do të jetë obligimi për të përçuar zërin tuaj në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Bujar Cakolli.
Postimi i plotë i Cakollit:
Prej dekadash bashkëjetoj me njerëzit e thjeshtë të këtij vendi, me hallet dhe problemet e tyre, ndaj me ta shqetësimet dhe gëzimet. U gëzohem arritjeve të Kosovës dhe dëshpërohem kur punët nuk vejnë siç duhet.
Mbi këto premisa, i kam hyrë garës për deputet. Përtej emocioneve politike, pata mundësinë që për disa javë rresht, jo të vetëm të flas, por edhe të dëgjoj rrëfimet e mijëra qytetarëve, anekënd Kosovës dhe të vijë në përfundim se, që të gjithë, pa dallim, kanë halle dhe probleme të njëjta, kanë ankesa dhe kërkesa të njejta. Dhe kanë një dëshirë të përbashkët: jetë më të mirë për ta dhe një të ardhme më të ndritur për Kosovën.
Nga goja e tyre dëgjova vlerësimin e lartë për kontributin e spikatur të PDK-së në momente të vështira e delikate që ka kaluar vendi ynë në ngjarje me ngarkesë të madhe politike.
Nga këto takime nxora përfundimin se asnjë forcë tjetër politike nuk e ka pasur konsekuencën e kësaj partie në mbrojtje të interesit shtetëror të Kosovës dhe se PDK-ja është forca e pakonkurueshme në vend për mbështetjen që ju jep të rinjve e pleqve, grave e burrave.
Nga fjalët e tyre kuptova se PDK-ja vazhdon të mbetet e vetmja shkollë politike që funksionon mbi parimin se interesi i atdheut është mbi çdo interes tjetër.
Në fund, u binda plotësisht se njerëzit e kanë kuptuar që ndryshimi pozitiv vjen vetëm nëpërmjet PDK-së dhe se çdo zgjedhje tjetër është një zgjidhje e rrejshme.
Prandaj, është ky momenti për të falënderuar veç e veç secilin prej qytetarëve që kam takuar dhe po aq të gjithë ata të cilat nuk pata rastin t’ua shtrëngoj dorën.
Dhe po ashtu, tani është momenti për të kërkuar edhe njëherë nga të gjithë ju votën për Partinë Demokratike të Kosovës dhe projektin e saj të Rimëkëmbjes.
Unë personalisht kam hyrë në këtë garë për t’u zgjedhur dhe kjo bëhet e mundur vetëm nëpërmjet besimit tuaj. Prandaj, unë kërkoj votën edhe për numrin 100.
Unë ndaj me ju premtimin se ky besim i juaji nuk do të tradhtohet asnjëherë. Përkundrazi, do të jetë obligimi për të përçuar zërin tuaj në foltoren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
I juaji,
Bujar Cakolli