Bujar Dervishaj ligjëron para trajnerëve të hendbollit
15 dhjetor 2021
| 16:42
Të martën më datë 21 dhjetor, Federata e Volejbollit të Kosovës organizon seminarin në bashkëpunim me trajnerin Bujar Dervishaj, drejtor i qendrës nacionale te volejbollit në Zvicër.
Tema e ligjërimit do të jetë teknika e pasimit, ndërsa gjatë seminarit do të shtjellohen edhe këto pika: parimet e pasimit, çelësat (key points), dhe menaxhimi i pasimit.
Seminari mbahet në FEFS(fakultetin e edukimit fizik dhe sporteve) me fillim në orën 18:00. Ftohen të gjithë trajnerët, sportdashësit dhe të interesuarit, që të marrin pjesë.