Bujar Matoshi dyshohet se i ndihmoi Leonard Halilit të arratiset pas seancës gjyqësore

17 shkurt 2025 | 00:28

Personat që vuajnë dënimet për vepra të ndryshme penale ose edhe ata që janë duke u gjykuar ka raste kur gjejnë mundësinë dhe arrijnë që të arratisen nga hapësirat e burgut apo edhe pas seancave gjyqësore.

Pas një seance gjyqësore, siç merr vesh Sinjali, ka ikur edhe Leonard Halili, emër ky i njohur për organet e rendit.

Atij zbulon Sinjali dyshohet se i ka ndihmuar Bujar Matoshi, rreth 30 vjeçar.

Ky i fundit është arrestuar nga Policia, ndërsa Halili vazhdon të jetë në arrati.

Matoshi pas intevistimit nga hetuesit policorë me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ai ngarkohet me veprën “Dhënie e ndihmës kryersve pas kryerjes së veprës penale”.

Ndryshe, Halili më herët ka qenë i përfshirë në një rrahje në Fushë Kosovë, dhe atëherë kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe ishte kapur pas një muaji në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich nuk shkuan më shumë se…