Bujar Neziri: Synimi i FC Kosova Düsseldorf, shpallja kampion në Landesliga dhe ngritja në një nivel më lart
Presidenti i klubit FC Kosova Düsseldorf, Bujar Neziri, në një intervistë të shkurtër për “Epoka e re”, ka paraqitur objektivat e klubit dhe synimet e tyre. Neziri ka thënë se me fondin e lojtarëve që kanë si dhe me organizmin brenda klubit, synojnë që të ngjiten nga Landesliga në Oberliga. “Ne kemi një fond të mirë të lojtarëve, kemi një organizmin të mirë dhe marrëdhënie të mirë ne mes lojtarëve dhe shtabit teknik dhe kryesisë së klubit, dhe kjo është arsyeja që ne të ngrihemi në një ligë më lartë”. Neziri po ashtu deklaroi se në Duseldort përpos Fortuna Duseldorfit ne jemi ekipi më i organizuari në këtë qytet. “Ne i kemi lënë pas vetit shumë, ekipet gjermane dhe tjerat që veprojnë në këtë qytet, përpos Furtunës e cila është nivel tjetër.
Neziri po ashtu ka treguar edhe për përgatitjet gjatë pushimit dimëror. Ai tha se tani kanë caktuar se ku do të përgatitemi për pjesën e dytë të garave. “Kemi zgjedhur Antalinë në Turqi, pasi atje klima është e favorshme dhe përpos përgatitjeve teknike presim të zhvillojmë edhe miqësore me klube tjera që janë më stërvitje, e mesiguri do të zhvillojmë ndonjë ndeshje edhe me klube të Kosovës”. Kështu është shprehur presidenti Bujar Neziri i cili ka falënderuar të gjithë sponsorët e klubit, shikuesit dhe simpatizantët të cilët në asnjë rrethanë nuk iu kanë ndarë klubit të tyre.
“I ftoj të gjithë sponsorët por dhe shikuesit të na mbështetin deri në fund, dhe ne do ua zbardhim ftyrën dhe mundin, me lojë të bukur e fitore”, deklaroj ndër tjera Bujar Neziri.