Bujar Nishani kërkon izolim politik dhe ekonomik të Serbisë
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka komentuar mospranimin e Kosovës në Interpol.
Ai ka thënë se Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë.
“Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit.
Kjo ‘aleancë anti’, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit. Turp! Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit”, ka shkruar Nishani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/288438424538934/photos/a.679069102142529/1917136628335764/?type=3&theater