Bujar Nishani përkujtohet nga vajza e tij: Ende s’marr frymë
14 qershor 2022
| 12:37
Vajza e ish-presidentit shqiptar, Bujari Nishanit, Fiona, e ka përkujtuar babanë e ndjerë përmes një fotografie të fëmijërisë.
Ajo e ka postuar imazhin në “Instagram”, mbi të cilin ka shkruar: “Ende s’mund të marr frymë”.
Bujar Nishani vdiq në moshën 56-vjeçare. Ai ndërroi jetë në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Nishani poashtu vuante nga një sëmundje auto-imune. Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.