Bujar Osmani arsyeton te Komisioni i Venecias dygjuhësinë në uniformat e ushtrisë së Maqedonisë
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani që po merr pjesë në Plenumin e Komisionit të Venecias i përbërë nga përfaqësues të rreth 60 shteteve të botës bëri të ditur se do të shqyrtoj sot pasdite ligjin për përdorimin e gjuhëve informon Tetova sot. Osmani me këtë rast është shprehur se ai do argumentoj qëndrimin se PËRDORIMI I DYGJUHËSISË NË BANKNOTA DHE NË UNIFORMË TË USHTRISË është praktikë në disa vende të botës dhe së është e shëndetshme edhe për vendin tonë.” Argumentet për nevojën e ligjit, dispozitat konkrete dhe implementimin e tij janë bërë në koordinim me ekspert vendor dhe rajonal.
Respekt për bashkëpunimin e deritanishëm dhe punën e Komisionit por zhgënjim për pozicionin dhe rolin destruktiv të përfaqësueses nga Maqedonia e Veriut në Komisionin e Venecias!” u shpreh njeriu i dytë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan Tetovasot.
Ai nuk ka ngurruar të përdorë edhe fjalët e mëdha mbi gjuhën shqipe duke përmendur vargjet e mëdha: Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e lirë! Sa e bukur, sa e vlerë!