BUJAR OSMANI DIPLOMATI MË I SHQUAR SHQIPTAR JO VETËM NË MAQEDONINË E VERIUT
Ismet Sylejmani
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, është diplomati më i shquar dhe më i suksesshëm në historinë e diplomacisë shqiptare në përgjithësi dhe i Maqedonisë së Veriut në veçanti!
Nivelet e diplomacisë të Maqedonisë së Veriut me angazhimin dhe përkushtimin permanent e progresiv të kontributit të Tij të madh, kanë shënuar rezultate të cilat e bëjnë krenarë çdo shqiptar patriot e adhetar kudo, në Maqedoni të Veriut, në Kosovë, në Shqipëri, në Luginë, në Mal të Zi dhe gjithëkund nëpër botë!
Kulmi i diplomatit më të shquar shqiptar të të gjitha kohërave deri në ditët e sotme, është paraqitja e Tij brilante në pritjen madhështore dhe të ngroht që ia ka rezervuar Sekretarit Amerikan të Shetit Antony Blinken, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në Shkup, dëshmon katërciperisht fuqinë e karizmës dhe kohezionin përfaqësues, të klasit përcaktues, të diplomatit me pozicion të qartë e të prerë integrues euroatlantik!
Shkolla politiko-patriotike e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, kursi i saj madhor dhe vizioni i Tij, atdhetar e kombëtar, me ndikim të padiskutuesëm në çdo fushë, kanë dhënë e po japin çdo ditë e më shumë rezultate, të cilat janë vula e pashlyeshme e ndryshimeve të mëdha të pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në dekadat e drejtimit të sukseseve të madha të BDI-së!
Prishtinë, 9 Dhjetor 2023!