Bujar Osmani i fton për Iftar të gjithë kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut
21 mars 2024
| 13:57
Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për president në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani ka njoftuar se i ka ftuar për Iftar të gjithë kandidatët e tjerë.
Ai ka thënë se pret të bashkëbisedojnë dhe të dakordohen për një fushatë pozitive.
“Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë idesh për një president evropian”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.