Bujar Osmani: Qytetarët janë të lirë të vendosin vetë për zgjedhjet presidenciale
06 maj 2024
| 15:14
Ish-kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Fronti Europian nuk do t’ua imponojë votuesve vendimin se për kë do të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Osmani ka thënë se qytetarët duhet të jenë të informuar, por që duhet të vendosin vetë.
“Do të thotë qytetarët janë të lirë që vet të vendosin në atë se kë do ta mbështesin në raundin e dytë dhe absolutisht si Front nuk e kemi për qëllim që të imponojmë, vet le ta marrin vendimin, mendojmë se kjo është baza e demokracisë, qytetarët të kenë vendim të informuar.E jona është që t’i informojmë qytetarët për të gjitha aspektet e vendimit. Vendimin në fundit e marrin ata”, ka thënë Osmani.