Bujar Osmani takon Lajçakun në Bruksel, flasin edhe për dialogun Kosovë- Serbi

23 janar 2024 | 21:23

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka njoftuar se është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Ai në një postim në platformën “X” ka shkruar se me Lajçakun kanë folur për dialogun Kosovë- Serbi.

Osmani ka thënë se përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për rajonin dhe për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë.

“Me Miroslav Lajçak në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon me theks për dialogun Kosovë- Serbi. Përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE është kyç për gjithë rajonin dhe për sigurinë dhe stabilitetin e Evropës”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për herë të parë që kur Sekretari amerikan i Mbrojtjes…