Bujupi prezanton veprën e tij në Venecia të Italisë (Foto)
06 maj 2018
| 17:43
Piktori nga Kosova, Agim Bujupi, ka prezantuar veprën e tij artistike në Venecia të Italisë.
Ai ka prezantuar një pikturë nudo të cilën e ka titulluar “Viti 1998-1999”.
Bujupi ka thënë se kjo pikturë tregon kohën kur Kosova përjetonte ankthe dhe tmerre.
“Këto ngjarje kanë mbetur në kujtesën time si 14-vjeçar. Natyrisht, kjo vepër e imja ka ngjallur interesim të madh tek kritikët italian”, ka thënë Bujupi.
Dimensionet e pikturës se prezantuar në Venecia të Italisë kanë qenë monumentale 175×135 cm.
Piktori Bujupi para disa javësh i është pranuar i njëjti punim në ekspozitën ndërkombëtare në Bolonjë të Italisë.
/Epoka e re/