![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/04/saka.jpg)
Bukayo Saka, mesazh rivalëve të Premierligës
Sulmuesi Bukayo Saka i ka paralajmëruar Manchester Cityn dhe Liverpoolin se Arsenali e ka rigjetur formën më të mirë pas tre fitoreve radhazi.
“Topçinjtë” u ngritën në pozitën e dytë në Premierligë pas fitores 5:2 në udhëtim te West Ham, mirëpo mbesin gjashtë pikë prapa Liverpoolit, të cilët të dielën përballën me Cityn.
Saka menjëherë pas fitores nuk harroi t’iu dërgonte mesazh rivalëve, duke pranuar se synimi i Arsenalit është Premierliga.
“Sigurisht, në tre ndeshjet e fundit jemi rikthyer, jemi në formën më të mirë dhe kemi luajtur më së miri”.
“Jemi dinamik, mund të na shihni lëvizjet, rotacionet, gjithçka duket mirë. Duhet të vazhdojmë kështu, kemi luajtur tre lojë të mira por e dimë se në këtë ligë nuk është e mjaftueshme”.
Arteta gjithashtu është optimist për këtë sezon: “Kemi momentumin dhe dëshirën e madhe”.
“Do ta shijojmë fitoren e sotme dhe pastaj të shikojmë një ndeshje të bukur futbolli të dielën (Liverpool – City)”.
Përballja mes Liverpoolit dhe Cityt zhvillohet në “Anfield” me fillim nga ora 17:30.