Bukëpjekësit tanë!

14 maj 2023 | 11:44

Shkruan: Shenoll Muharremi

Gjithmonë kemi pasur furratarë puntorë dhe kemi pasur bukët më të mira të mundshme. Jemi rritur me këtë kulturë. “Shko bleje një bukë në furrë… më të pjekët!”. Jemi me fat që në lagjën tonë është hapur një furrë e re ‘Pashtriku’. Një burrë dhe një grua, familjarë, në të 30tat janë pronarë dhe investitorë. Ata punojnë vet aty.

“A pushove kojshi, mi jep dy bukë zgjedhjet e tua për sot” i thash. Zakonisht i ndryshoj llojet e bukëve që blej për shkak së dëshiroj me provu sa më shumë nga llojet e tyre të mrekullueshme që përgatisin. Mi japi dy copë. Sa duhet? “1 euro”. E di që gjërat janë shtrejtuar shumë, por buka e tille e përgatitur me kaq dashuri nuk më duke shtrenjtë për 50 cent. Duke biseduar me bukëpjekësin e pyeta sa është zgjuar dhe cilën ditë ka pushim? Më tha “çdo ditë zgjohem dhe filloj punën në ora 3h të mëngjezit.” “Nuk kam asnjë ditë pushim!”

Çfarë devotshmërie dhe sakrifice për të na ushqyer ne, gjumashët që në ora 9h po blejmë bukën. Me sportivitet i thash “duhet me ardh me të ndru një ditë vullnetarisht, se edhe ti duhet të pushosh ndonjëherë!”. Me buzqeshje dhe humor me tha “po shofim nëse mundemi me shku në deti 3-4 ditë për shkak se prejse kemi hapur biznesin nuk kemi pushuar fare”. Simpatia jonë shkon në maksimum për kosovarët e tillë punëtor, ata meritojnë të kenë më të mirat e kësaj jete.

Gruaja e tij, shumë e këndshme si person, me pyeti “si po të duket buka dhe puna jonë”. Për ta komplimentuar dhe inkurajuar, i thash “që kjo furrë është shndruar në sherr në shtëpinë tonë. Shumë po hamë bukë prejse keni ardhur tek lagja jonë”. Me buzqeshje me tha “hajt kojshi se një herë jetohet, ju pastë ba shëndet e mirë”.

Gjithmonë kur shof këta dhe shumë biznese tjera Kosovar në presion për të nxjer investimet e tyre dhe paguar kreditë, më kujtohen politikat qeveritare dhe taksat. Sa me lehtësi vendosen taksat. 16%, 20%, 10%, 25%… pra janë lloje të ndryshme të tatimeve që vendosen mbi bizneset dhe që ju merren atyre thujase pa bërë asgjë! E kam përshtypjen që njerzit që i hartojnë, grumbullojnë dhe alokojnë e shpenzojnë këto mjete të marra nga bizneset nuk janë të vetëdijshëm për mundin dhe sakrificën e familjeve dhe bizneseve  tona.

Shpesh taksat dhe buxhetet publike shpenzohen pa ndjeshmëri dhe jo gjithmonë ato japin efektin e duhur. Deri më tani, më se paku kanë përfituar ata që kanë japur këto taksa, dhe kjo duhet të ndryshoj.

Po e shkruaj këtë postim për të ngritur vetëdijën tonë për taksat publike dhe si duhet ato të shpenzohen. Ne duhet të jemi shumë faleminderues për bukëpjekësin tonë dhe gjitha bizneset dhe ndërmarrësit që gjenerojnë takasat me të cilat ne i financojmë shkollat dhe spitalet tona.

Ata nuk po marrin respektin e duhur nga ne, sidomos nga qeverite – të gjitha, për shkak se une nuk jam këtu të bëjë tifozllëk të partive politike. Ne kur grumbullojmë taksat, fillimisht duhet të sigurohemni që nuk ngarkojmë shumë bizneset tona dhe të ju marrim atyre sa më pak taksa, që ata të mund të rikuperohen nga investimet. Gjithashtu kur i shpenzojmë taksat, duhet të jemi shumë sensitiv.

Familja e bukur e furrës Pashtriku që ka investuar ndoshta gjitha kursimet e saja me hapë biznesin e vet familjar dhe me na shërbyer ne, tani është në stres për të kthyer investimet e tyre. Ata po punojnë nga ora 3h e mengjezit deri natën ora 10h pa pushuar asnjë ditë. Kjo është sakrifika që shumë biznese e përjetojnë në baza ditore. Për atë, ne duhet sa më shumë t’i përkrahim ata në gjitha mënyrat e mundshme.

Ndërsa ata që janë përgjegjës për politika publike dhe që ju marrin thujase 30% të qarkullimit përmes taksave (më shumë sesa fitimet e shumë bizneseve) duhet të sigurohen që i respektojnë maksimalisht dhe zhvillojnë programe dhe politika që ju ndihmojnë bizneseve të reja dhe atyre ekzistuese.

Respekt të pafund për të gjithë ndërmarrësit dhe familjet që po investojnë me e ndërtu një ekonomi dhe Kosovë më të fuqishme dhe qendrushme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje që ka…