![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/osmani-5.jpg)
‘Bukuri përrallore’, presidentja bën thirrje që të vizitohet sa më shumë Dragashi (video)
Presidentja e vendit Vjosa Osmani, të martën ka qëndruar në Komunën e Dragashit.
Ajo atje është takuar me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini, me asamblenë komunale, OJQ, përfshirë edhe ato që udhëhiqen nga gratë e nga komunitetet.
“Kemi pasur një ditë me përplot takime të rëndësishme”, ka thënë ajo në një video ku ka përmbledhur vizitën e saj.
Osmani që edhe gjatë rrugës është ndalur për një “selfie”, ka thënë se malet e Sharrit ofrojnë një pamje përrallore dhe se duhet të investohet në turizmin malor të kësaj komune.
“Natyrisht që për ne si institucion i Presidencës është me rëndësi për ne që qytetarët nga të gjitha komunat e Kosovës ta kenë zërin e tyre të dëgjuar, të flasin për sfidat që ballafaqohen, por mbi të gjitha t’i promovojmë këto bukuri përrallore që i ofrojnë malet magjepsëse të Sharrit. Me kryetarin e komunës patëm mundësinë që të diskutojmë se si ta promovojmë turizmin malor sa më shumë”, ka thënë Osmani.