
Bukuria misterioze e ‘Shkretëtirës Mojave’, fotografi kaloi 16 vjet për t’i kapur imazhet
12 mars 2020
| 12:23
Bukuria misterioze e ‘Shkretëtirës Mojave’ është kapur me imazhe mahnitëse e në të njëjtën kohë këto pamje duken shqetësuese.
Fotografitë janë realizuar për 16 vjet nga fotografi Zach Bradley, i cili u rrit në shkretëtirën prej 25 mijë kilometrash katrorë.
Ai në këto imazhe ka paraqitur makina të braktisura, shtëpi të zbrazëta dhe varreza të frikshme, ndërsa eksploronte mjedisin e ashpër.