Bukuroshja arrestohet për mashtrim, akuzoi futbollistin për sulm seksual
Akuzat se është dhunuar seksualisht nga futbollisti i Milanit, Theo Hernandez i kanë kushtuar shtrenjtë modeles, Luisa Kremleva.
Bukuroshja spanjolle-ruse kishte denoncuar ish futbollistin e Realit të Madridit se e kishte sulmuar seksualisht në parkingun e një klubi nate në Marbella.
Por, pretendimet dhe ankesa e saj u hodh poshtë me dyshimin se akuza ishte e rremë, gjë që ka çuar në arrestimin e saj.Modelja u arrestua me urdhër të Prokurorisë, me akuzën për falsifikim dhe akuza të rrema.
Kremleva falsifikoi imazhe bindëse, në të cilat tregoi plagë dhe goditje në zonën e vitheve. Imazhe të tilla ishin dërguar në një revistë javore spanjolle të quajtur “Interviu”.
Lëndimet nga të cilat ajo supozohej se i kishin ardhur nga duart e Theo Hernandez. Diçka që tani është hedhur poshtë dhe bukuroshja rrezikon heqjen e lirisë.