
Bukuroshja kroate që mori vëmendjen e fotografëve në Kampionatin Botëror
19 qershor 2018
| 10:59
Mediet kroate e kanë zbuluar identitetin e bukuroshes nga tribunat që e ka marrë vëmendjen e fotografëve në Kampionatin Botëror.
Emri i saj është Ivana Knoll dhe dikur ka konkurruar për ‘Miss’. Gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Nigerisë në Kalinjingrad, në stadium ishte e pranishme edhe kroatja e bukur.
Ajo është shndërruar në një sensacion në mediet kroate, por edhe në anën rozë të medieve në turneun më të madh ndërkombëtar.