Bukuroshja nga Kosova me uniformë ushtarake po bën bujë në Zvicër
Një fotografi e një kosovare që jeton në Zvicër me uniformë ushtarake duke bërë shqiponjën, ka “pushtuar” rrjetin.
Bëhet fjalë për 24-vjeçaren Jetmira Avdili që jeton në Solothurni të Zvicrës.
Ajo ka postuar një foto në profilin e saj “Instagram” duke bërë shqiponjën dhe ajo që e bën më të veçantë është veshja e saj në uniformë ushtarake ku shihet emri Kosova, shkruan gazeta e njohur zvicerane ‘Blick’.
Kjo foto ka marrë reagime të shumta dhe është postuar në ditën kur Kuvendi i Kosovës votoi për transformimin e FSK-së në ushtri.
“Akuzat” e shumë komentuesve në fotografinë e saj ishte se po i bënë tradhti Zvicrës.
Mirëpo, ajo thotë se tradhti do të ishte nëse do të bashkohej më të vërtetë në ushtrinë e Kosovës.
Ndryshe, ajo shet rroba me logo të ish-ushtrisë kosovare (UÇK), për të cilat thotë se nuk dëshiron të provokojë askënd, por që thjesht shet rroba të tilla për të mbledhur fonde për Kosovën.
E pyetur për luftën, ajo ka refuzuar të flasë.
“Sepse, të gjithë duhet të jemi në paqe”, ka deklaruar ajo.