Bukuroshja ruse i përgjigjet zhurmave për lidhje intime me Neymar
Modelja ruse Katerina Safarova ka reaguar së fundmi pas zhurmave në media se është në lindje intime me futbollistin brazilian Neymar.
Bukuroshja e rrjetit Instagram i është përgjigjur pyetjeve të shumta të fansave të saj për afrimitetin me sulmuesin e kampionëve francezë Paris Saint-Germain, Neymar.
Safarova e Neymar janë parë disa herë bashkë që prej një feste ditëlindjeje të futbollistit në 2019, ku ishte fotografuar me të dhe shkruante komentin: “Gëzuar ditëlindjen i dashur.”
Ata kanë qenë shpesh në faqet e para të gazetave tabloide duke sugjeruar se rusja kishte pasur një ‘histori me sulmuesin e famshëm, mes të cilave një agjenci citonte një burim të thoshte: “E di se ajo ka qenë me të për disa kohë”.
Burimi vazhdonte më tej: “Ata hiqen sikur janë miq para njerëzve por të gjithë e dinë se kanë diçka bashkë. Ajo ka qenë dhe në ditëlindjen e tij në Paris.”
Por bukuroshja me trup atletik i ka hedhur ‘ujë të ftohtë’ pretendimeve duke dhënë atë që quante ‘përgjigje zyrtare’ për 1.8 milionë fansat në Instagram.
Safarova u pyet nga fansat nëse “shoqërohet me Neymar si çift”.
“Çfarëdo që unë të përgjigjem njerëzit kanë opinionin e tyre,” tha 23-vjecarja Safarova.
“Jo, ne nuk jemi bashkë. Jemi shokë të mirë por asgjë më shumë.”
Kjo nuk është hera e parë që Safarova – e cila jeton në Spanjë – pyetet për romancat e mundshme me ‘djalin e festave’ të PSG.
Kur iu bë e njëjta pyetje në qershor për 29-vjeçarin brazilian, ajo pretendonte se as që e dinte kush ishte para se ta njihte prej një tjetër miku të saj që jetonte në Barcelonë.