Buleshkaj: Do t’i trajtojmë me seriozitet rekomandimet e raportit të TI-së

25 janar 2022 | 16:18

Pas publikimit të Indeksit të Percepsionit të Korrupsionit nga organizata Transparancy International(TI), ka reaguar Agjencia Kundër Korrupsionit.

Përmes një komunikate për medie, AAK-ja ka bërë me dije se drejtori i kësa agjencie, Yll Buleshkaj, është zotuar do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet e dala nga raporti i Transparency International.

“Me këtë rast, Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit z. Yll Buleshkaj, është zotuar se AKK  do t’i trajtojë me seriozitet dhe përkushtim rekomandimet  e dala nga  raporti i Transparency International,  duke ngritur efikasitetin e veprimeve të AKK-së në parandalimin dhe luftimin e Korrupsionit në Kosovë, të përqendruara në deklarimin e pasurisë, parandalimin e konflikti të interesit dhe mbrojtën e sinjalizuesve. Rekomandimet e Raportit  të Transparency International do të shndërrohen në objektiva pune të Agjencisë kundër Korrupsionit, ka theksuar Drejtori i AKK-së, z. Yll Buleshkaj”, është thënë në njoftimin e AKK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në xhiron e 17-të të Art Motion Superligës së Kosovës…