Buleshkaj mirëpret rekomandimet e Raportit të KE-së për APK-në

13 tetor 2022 | 15:08

Pas dorëzimit të raportit të vendit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit (APK), Yll Buleshkaj ka theksuar se rekomandimet e Raportit të Progresit për Kosovën në lidhje me fushveprimtarinë e APK-së do të jenë fanar orientim të punës së këtij institucioni për vitin 2023.

Raporti i Progresit për Kosovën njeh progresin e arritur me miratimin e legjislacionit të rëndësishëm kundër korrupsionit duke përfshirë Ligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, Ligjin e ri për Deklarimin e Pasurisë, por edhe punën e madhe të APK-së nën lidershipin e ri për të trajtuar me shpejtësi lëndët e prapambetura.

Ky raport konfirmon edhe vetëvlerësimin e APK-së që Kosova duhet të forcojë më tej kapacitetet e Agjencisë, në aspektin e stafit dhe ekspertizës, duke marrë parasysh kompetencat e reja të Agjencisë dhe për të siguruar zbatimin efektiv të legjislacionit në fuqi.

“Rekomandimet e Raportit të vendit për Kosovën na inkurajojnë që në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit të punojmë së bashku me institucionet tjera me seriozitetin dhe përgjegjësinë më të lartë institucionale”, ka theksuar drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mediat rozë ka pasur thashethemeve se modelja seksi Emily…