Bulevardi ‘Xhorxh Bush’ mbyllet për qarkullim deri më 14 korrik

02 korrik 2023 | 13:21

Nga nesër (e hënë) do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve tjera të transportit bulevardi “Xhorxh Bush”.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, ky bulevard do të jetë i mbyllur deri më 14 korrik, përcjell Klankosova.tv.

Në njoftim është thënë se tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe do të përshkojnë rrugën “Robert Doll” .

“Ju njoftojmë se bulevardi ‘Xhorxh Bush’ i cili gjendet në qendër të kryeqytetit do të mbyllet për qarkullimin e automjeteve e mjeteve tjera të transportit nga data 03.07.2023 deri më 14 korrik 2023.  Kjo do të bëhet për t’i mundësuar Universitetit Ndërkombëtar Veror të zhvillojë aktivitetet në këtë bulevard”.

“Ndërsa rrjedha e qarkullimit të autobusëve të Ndërmarrjes Publike Komunale “Trafiku Urban” në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojë. Tani autobusët do të qarkullojnë nga sheshi ‘Xhorxh Bush’ në drejtim të Bulevardit ‘Bill Kllinton’ dhe do të përshkojnë rrugën ‘Robert Doll’ . Se si mund të orientohen qytetarët, sqarimet i keni të ilustruara më poshtë”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, prej disa kohësh për kryeministrin…