Bullgarët votojnë në zgjedhjet lokale
Bullgarët po votojnë në zgjedhjet lokale, që shihen si test për partinë e qendrës së djathtë GERB, të kryeministrit Boyko Borisov.
Blloku i socialistëve pro-rusë dhe liberalëve pro-perëndimor do të sfidojnë partinë GERB, e cila fitoi zgjedhjet më 2014.
Rreth 6 2 milionë persona kanë të drejtë vote në këto zgjedhje.
Fokusi kryesor mbetet gara në kryeqytet, Sofje, ku kryetarja aktuale e partisë GERB, Yordanka Fandakova, po kërkon të fitojë mandatin e katërt.
Ajo po sfidohet nga Maya Manolova, një kandidate e pavarur që po mbështetet nga partitë opozitare.
Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton 50 për qind, atëherë do të mbahet raundi i balotazhit.
GERB ka fituar zgjedhjet evropiane në muajin maj, pavarësisht akuzave për korrupsion ndaj figurave kyçe të kësaj partie.
Vendvotimet për zgjedhjet në Bullgari janë hapur në orën 7:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.