Bullgaria bën transplantimin e parë në botë të brinjëve
18 janar 2019
| 10:42
Transplantimi i parë në botë i brinjëve u krye në spitalin Tokuda në Sofje të Bullgarisë, duke përdorur një zëvendësues të përbërë me një printer 3D, të futur te 35-vjeçari Ivaylo Josifov.
Ky person ishte diagnostikuar me rritjen e brinjës së pestë, të shkaktuar nga një defekt i lindur. Kjo mund të përkeqësohet me kalimin e kohës dhe mund të shkaktojë probleme në gjoks dhe në frymëmarrje, prandaj mjekët vendosën se duhej të hiqej.