Bullgaria cakton datën e rifillimit të kampionatit
08 maj 2020
| 09:41
Kampionati në Bullgari do të rinisë më 5 qershor. Ky është vendimi i Federatës Bullgare të Futbollit, që ka caktuar madje edhe datën e mbylljes që do të jetë 11 korriku.
Ndërkohë një javë, para fundit, do të luhet edhe finalja e Kupës së Bullgarisë.
Kampionati u pezulluar për shkak të koronavirusit më 13 mars, teksa Ludogorets mban kryesimin me 9 pikë para Lokomotiv Plovdiv, Levski dhe CSKA-s së Sofjes.
Federata ka caktuar gjithashtu edhe datën e fillimit të kampionatit për sezonin 2020-21, që do të jetë më 25 korrik.