Bullgaria dëbon dy diplomatë rusë

22 mars 2021 | 17:12

Qeveria e Bullgarisë ka dëbuar dy diplomatë rusë. Atyre u është dhënë kohë 72 orë për të lëshuar vendin.

Më 19 mars, autoritetet bullgare patën njoftuar se kishin shkatërruar një grup spiunimi që i dërgonte Rusisë informacione sekrete ushtarake.

Prokurorët kanë thënë se gjashtë persona, përfshirë ish-oficerë të inteligjencës dhe oficerë të tanishëm ushtarak, ishin akuzuar për dërgimin e informacionit të klasifikuar në lidhje me Bullgarinë, NATO dhe BE-në në Ambasadën Ruse në Sofje.

Ministria e Jashtme e Bullgarisë i ka shpallur diplomatët rusë të padëshiruar “persona non grata” më 22 mars sepse ata kishin kryer “aktivitete që nuk janë në pajtim me statusin e tyre diplomatik”.

Ambasada Ruse në Bullgari e ka quajtur vendimin “të pabazë” dhe tha se Moska “rezervon të drejtën e hakmarrjes”.

Bullgaria ka lidhje të ngushta kulturore, historike dhe ekonomike me Rusinë. Moska është partneri kryesor energjetik i vendit. Por, raportet mes dy vendeve janë lëkundur nga disa skandale spiunimi në vitet e fundit. Bullgaria është vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Që nga tetori i vitit 2019, Bullgaria ka dëbuar pesë diplomatë dhe punonjës të Ambasadës Ruse të akuzuar për spiunim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të hënën është mbajtur debat publik për propozim rregulloren për…