Bullgaria heq veton për Maqedoninë e Veriut, hapet rruga dhe për Shqipërinë
Bullgaria ka hequr veton për Maqedoninë e Veriut, duke mundësuar hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian.
Lajmin e ka bërë me dije komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian (BE), Oliver Varhelyi.
“Falënderojmë liderin e opozitës Boyko Borissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.
Nga ky vendim preket edhe Shqipëria.
We thank leader of opposition Gerb @BoykoBorissov for making a historical decision for Europe & for 🇲🇰to accept negotiation based on🇫🇷proposal allowing to proceed w/ opening accession nego w/ 🇲🇰. We expect gov’t making necessary proposals to Parl today so Europe can move forward.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) June 22, 2022