Bullgaria mbështet synimet e Kosovës për integrimet euroatlantike

03 qershor 2021 | 15:34

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka pritur në takim ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Gudjev.

Me këtë rast, ambasadori Gudjev, ka theksuar mbështetjen e Bullgarisë si anëtare e NATO-s në funksion të realizimit të synimeve për integrime euroatlantike, iniciativat rajonale dhe organizata të tjera ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.

Në fund të takimit, ministri Mehaj dhe ambasadori Gudjev janë pajtuar se është i nevojshëm forcimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë në interes të përbashkët dhe në interes të stabilitetit, paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ilir Nuredini nga Komuna e Lipjanit shpallë të pavlefshme licencën…