Bullgaria me kryeministre të re në detyrë
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka zgjedhur Goritsa Grancharova-Kozhareva në postin e kryeministres në detyrë të vendit.
Grancharova-Kozhareva, që deri më tani ka qenë kryetare e Dhomës së Auditimit, tani duhet të emërojë kabinetin në detyrë të Bullgarisë. Qeveria e re duhet të dërgojë emrat e kabinetit më së largu deri më 19 gusht.
“Që nesër, unë do të nisë të bisedojë me ministrat aktualë dhe ekspertët e tjerë”, tha Grancharova-Kozhareva
Vendimi i Radevit, i bërë publik më 9 gusht, vjen pasi partitë politike dështuan në tri përpjekje për të formuar një Qeveri, pas mbajtjes së zgjedhjeve më 16 qershor.
Radev tha se zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare me gjasë do të organizohen më 20 tetor. Këto do të jenë zgjedhjet e shtata parlamentare në tre vjet në Bullgari.