![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/auto_bg-1-800x4501636868364-1.jpg)
Bullgaria voton për të zgjedhur presidentin e ri
21 nëntor 2021
| 14:43
Bullgarët po votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ardhshëm.
Këto zgjedhje do të përcaktojnë fatin e presidentit aktual Rumen Radev.
Prioriteti i tij mbetet lufta kundër korrupsionit në vendin më të varfër të BE-së. Ai ka arritur të sigurojë 49% të votave në raundin e parë dhe konsiderohet si favorit i këtyre zgjedhjeve.
Përballë tij është akademiku Anastas Gerdzhikov i cili mbështet reformimin e gjyqësorit në vend dhe dëshiron të përmirësojë klimën e biznesit.
Ekspertët atje mendojnë se një fitore e Radev mund të sjellë stabilitetit politik në vend pasi Bullgaria po përballet me krizën e saj më të keqe politike që nga rënia e komunizmit.