Bulliqi bashkëbisedoi me nxënës të shkollës “Shaban Shala” për orientimin në karrierë
27 mars 2024
| 12:04
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, së bashku me kryetarin e Gjykatës Themelore dega në Podujevë, Minir Hoti dhe shefen e Operativës Policore në Podujevë, Antigona Çitaku-Dibrani ishin pjesë e një paneli të diskutimit me nxënës të shkollës fillore mesme të ulët “Shaban Shala” për të diskutuar për orientimin në karrierë.
Gjatë këtij eventi nxënësit i shtronin pyetje panelistëve kurse ata u përgjigjeshin për çdo pyetje apo çështje që kishin interesim nxënësit.
Bulliqi i inkurajoi nxënësit që ëndrrat që i kanë të punojnë shumë e me vendosmëri për t’i realizuar, duke punuar me përkushtim e me dashuri.
Pas diskutimit u ndanë mirënjohje për nxënësit që kanë arritur suksese në gara shkollore në lëndë të ndryshme.