Bulliqi bëri homazhe tek varrezat dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti
11 prill 2023
| 16:06
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me rastin e 24 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Smail Plakolli dhe Hajdin Haliti, ka bërë sot homazhe pranë varreve të dëshmorëve Smail Plakolli dhe Hajdin Haliti.
“Në 24 vjetorin e rënies së dy dëshmorëve Sami Plakolli dhe Hajdin Haliti, me bashkëpunëtorë nga komuna dhe veprimtarë të çështjes kombëtare kemi bërë homazhe dhe vendosur lule të freskëta pranë varreve të tyre në nderim të veprës heroike të Samiut dhe Hajdinit. Lavdi e nderime dy dëshmorëve të Zonës Operative të Llapit!. Lavdi gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Bulliqi në profilin e vet në “Facebook”.