Bulliqi: Burica dhe Tërrnava me zemër për ndryshim
Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi është duke vazhduar fushatën zgjedhore në çdo fshat dhe lagje të kësaj komune.
Në kuadër të zgjedhjeve të 15 marsit, Bulliqi ka qëndruar në fshatin Buricë dhe Tërrnavë, ku është pritur nga qindra banorë, të cilët i kanë dhënë mbështetje. Bulliqi para elektoratit të këtyre dy fshatrave ka shpalosur programin dhe vizionin e tij për udhëheqjen me Komunën e Podujevës.
“Tubimet e sotme në Buricë dhe Terrnavë, shihej atmosferë e përzemërt me qytetarët që kanë vendosur për numrin 12, numrin fitues të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë. Kryetari i ardhshëm i komunës Shpejtim Bulliqi, paraqiti para qytetarëve prioritetet dhe zotimet tona për këtë mandat të mbetur, masat që do t’i ndërmarrim në dobi të qytetarëve”, ka njoftuar Vetëvendosje.