Bulliqi dhe Aliu diskutojnë për sfidat dhe vështirësitë në qeverisjen lokale
17 mars 2022
| 12:19
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim kryetarin e Shtimes, Qemail Aliu, me të cilin ka folur për sfidat dhe vështirësitë në qeverisjen lokale.
Gjithashtu ai ka treguar se kanë diskutuar edhe për projektet e ndryshme.
“Prezantova edhe disa prej synimeve që kemi gjatë këtij viti dhe viteve vijuese në realizimin e projekteve madhore që nxisin zhvillimin ekonomik lokal dhe përmirësojnë jetën e qytetarëve llapjanë. Me kryetarin Aliu potencuam përkushtimin tonë të plotë për bashkëpunim ndërkomunal me qëllim të realizimit të projekteve në interes të përgjithshëm”, ka bërë me dije Bulliqi.