Bulliqi dhe Krasniqi nënshkruajnë memorandum për ndërtimin e mureve mbrojtëse të lumit Llap dhe Dumnica

05 korrik 2023 | 15:42

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimin për zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap dhe Dumnica me mure mbrojtëse (gabionë) në vlerë prej 157 mijë euro.

Në këtë projekt Komuna e Podujevës participon me 72 mijë euro, kurse Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal me 85 mijë euro.

Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ministrin Krasniqi dhe Qeverinë e Kosovës për ndihmën e ofruar për realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetarët llapjanë.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të këtij memorandumi ishte edhe drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë pjesë të mërkurën…