Bulliqi dhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal diskutojnë për projekte të ndryshme
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur në takim zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Ali Tafarshiku dhe ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit Rajonal, Mimoza Tafarshiku.
Bulliqi e falënderoi zëvendësministrin Tafarshiku për përkrahjen financiare që kjo ministri i ka dhënë Komunës për realizimin e projekteve, siç është Stacioni i Autobusëve, ndërkohë që e njoftoi edhe për zhvillimin e procedurave për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, që po ashtu realizohet në bashkëfinancim me këtë Ministri.
Bulliqi e Tafarshiku diskutuan edhe për projekte tjera që pritet të realizohen me bashkëfinancim ndërmjet Komunës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, e të cilat projekte do të jenë në interes të madh për qytetarët e Podujevës.