![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/12/podujeve-10.jpg)
Bulliqi i bashkohet aksionit për dhurimin e gjakut
25 dhjetor 2020
| 14:31
Për nder të shënimit të 22-vjetorit të Betejës së Tabeve të Llapashticës dhe të rënëve në këtë betejë Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin Gjakut, në ambientet e Restorantit “Artela” në Llapashticë ka organizuar aksion të dhurimit vullnetar të gjakut.
Këtij aksioni i është bashkangjitur edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke dhuruar gjak, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fitim Haziri dhe qytetarë tjerë të Komunës së Podujevës.
(Q.R / Epoka e re)