Bulliqi ia dorëzoi 650 ekzemplarë librash Bibliotekës së Qytetit
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu dhe drejtoreshën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, ka vizituar Bibliotekën e Qytetit, me ç’rast i ka dorëzuar 650 ekzemplarë me dhjetëra tituj librash.
Gjatë vizitës së sotme kryetari Bulliqi ka parë nga afër kushtet që ofron Biblioteka e Qytetit për lexuesit.
Me këtë rast kryetari Buqlliqi ka thënë se Komuna e Podujevës është duke investuar në krijimin e kushteve më të mira për lexuesit. “Kemi zgjatur orarin dhe biblioteka është e hapur prej orës 08:00 deri në orën 20:00. Sallën e leximit e kemi pajisur me dy kompjuterë dhe Wifi free, pas kërkesës së studentëve për të ndjekur ligjëratat online”, ka deklaruar Bulliqi, duke përmendur edhe rregullimin e ngrohjes dhe përmirësimin e ndriçimit.
Ai ka thënë se me krijimi i kushteve më të mira është rritur edhe numri i lexuesve. Në kuadër të investimeve për pasurimin e fondit të librave, kryetari Bulliqi bashkë me drejtorët Fetahu dhe Kutllovci, i kanë dorëzuar bibliotekës një fond prej 650 librash, të siguruara përmes Drejtorisë së Arsimit.