Bulliqi inspekton punimet në ndërtimin e Stacionit të Autobusëve
14 korrik 2023
| 13:51
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi kanë përcjell nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në qytetin e Podujevës.
Kryetari Bulliqi gjatë kësaj vizite tha se projekti i stacionit të autobusëve po zhvillohet sipas planit dinamik.
“Presim që gjatë fillimit të vitit të ardhshëm të përfundojë si projekt, i cili do të bëjë edhe organizim më të mirë të komunikacionit, si dhe do t’i përmirësojë linjat e qarkullimit të autobusëve në fshatra dhe qytetet e tjera”, ka thënë Bulliqi.
Projekti i Stacionit të Autobusëve në Podujevë po realizohet në bashkëfinancim mes Komunës së Podujevës, Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Ministrisë së Infrastrukturës.